Salvini kërcënon sërish me kthimin e emigrantëve nga Italia për në Libi

Evropë

Salvini kërcënon sërish me kthimin e emigrantëve nga Italia për në Libi

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 11:50
Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini kërcënoi sërish sot me kthimin në Libi të emigrantëve, ku rreth 170 ndodhen aktualisht në një anije në Katania, në Siçili, e cila nuk është lejuar për të zbarkuar.

”Ose Evropa të nisë të mbrojë seriozisht kufijtë e saj dhe të ndajë barrën e pritjes së emigrantëve ose ne do të nisim kthimin e tyre në portet nga ku u nisën’’, ishte një postim në Twitter i Salvinit i cili mban gjithashtu postin e zëvendëskryeministrit dhe liderit të Ligës (ekstremi i djathtë).

”Italia e  ka përmbushur tashmë detyrën e saj, dhe kur është tepër, është tepër”, përfundoi Salvini.

Rreth 170 migrantë ndodhen në anijen e rojeve bregdetare italiane ”Diciotti” e ankoruar në  portin e Katanias mbrëmjen e së hënës ”për një ndalesë teknike” e cila nuk është lejuar të zbarkojë pasagjerët në tokë, pesë ditë pasi u shpëtuan në det të hapur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat