Vret me thikë dy gra në restorant

Evropë

Vret me thikë dy gra në restorant

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 00:09
Ilustrim

Një sulmues ka qëlluar për vdekje me thikë dy gra në një restorant në Moresnet të Belgjikës, njoftuan autoritet lokale.

Mediat blege raportojnë se sulmi ka ndodhur në mbrëmjen e sotme dhe se nuk ka të bëjë me natyrë terroriste.

Sulmi ndodhi kur një burrë i armatosur me një thikë hyri në një restorant dhe ka therur disa mysafirë, mes të cilëve edhe dy gra të cilat kanë humbur jetën.

Autoritet vendore njoftuan se ka pasur një tragjedi, por nuk ishte një akt terrorist, por një sulm që filloi me "natyrë private" dhe se nuk ka asnjë rrezik për kombin.

Raportohet se jetën ka humbur edhe sulmuesi, i cili para së të sulmonte të pranishmit në restorant, pati një zënkë me pronarin dhe filloi ta djeg restorantin, kurse pastaj sulmoi të mysafirët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat