Pas 10 viteve Moska lejon hetimin e aeroplanit që i mori jetën presidentit polak

Evropë

Pas 10 viteve Moska lejon hetimin e aeroplanit që i mori jetën presidentit polak

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 22:53
Zyrtarisht, incidenti është cilësuar si një gabim i pilotit për shkak të mjegullës jashtëzakonisht të dendur

Më shumë se tetë vjet pas rrëzimit të një avioni në pjesën perëndimore të Rusisë që shkaktoi vdekjen e presidentit të Polonisë në atë kohë, Moska deklaroi sot se do të lejojë autoritetet polake të hetojnë përsëri rrënojat.

Zyrtarisht, incidenti është cilësuar si një gabim i pilotit për shkak të mjegullës jashtëzakonisht të dendur, ndërsa sipas teorisë së konspiracionit në Poloni dyshohet se Rusia mund të ketë qenë përgjegjëse për rrëzimin e avionit.

“Përfaqësuesit polakë do të shqyrtojnë rrënojat e avionit sovjetik Tu-154, për katër ditë në muajin e ardhshëm në koordinim me specialistët rusë”, thuhet në një deklaratë nga hetuesit federalë rusë.

Rrëzimi i avionit pranë qytetit rus, në Smolensk në prill të vitit 2010 shkaktoi vdekjen e 96 personave, duke përfshirë edhe atë të presidentit polak,  Lech Kaczynski si dhe të zyrtarëve të tjerë të lartë.

Sipas Komitetit polak për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike, “arsyet e drejtpërdrejta të rrëzimit të avionit ka ardhur si rezultat i zbritjes nën lartësinë minimale në kushte atmosferike, të cilat kanë penguar kontaktin vizual me tokën”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat