Merkel viziton Afrikën, pritet të diskutohet për çështjen e migracionite

Evropë

Merkel viziton Afrikën, pritet të diskutohet për çështjen e migracionite

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 19:28
Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka planifikuar të vizitojë javën e ardhshme tre vendet e Afrikës Perëndimore, Senegalin, Ganën dhe Nigerinë.

“Merkel do të shoqërohet nga një delegacion ekonomik”, sipas një njoftimi të bërë sot në Berlin nga zëdhënësja e zëvendëskryeministrit, Ulrike Demmer.

Sipas agjendës pritet të diskutohen çështja e politikës së migracionit, veçanërisht fushata e kancelares Merkel për të trajtuar shkaqet që sollën një valë refugjatësh në Evropë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat