Merkel: Krimet kundër armenëve nuk duhet të harrohen

Evropë

Merkel: Krimet kundër armenëve nuk duhet të harrohen

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 21:42
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, vendos lule në Kompleksin Memorial për të kujtuar viktimat e gjenocidit ndaj armenëve.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, gjatë vizitës së saj në Armeni tha se krimet kundër armenëve nuk mund të harrohen.

Ajo foli për masakrën, në të cilën u vranë rreth 1.5 milionë armenë në vitin 1915, në kohën e Perandorisë Osmane.

Në deklaratën e saj, Merkel nuk e përdori fjalën “gjenocid” për të shmangur përsëritjen e tensionit me presidentin turk, Rexhep Tayyip Erdogan. 

“Ne e kuptojmë se çfarë krime janë kryer kundër një numri të madh të armenëve. Këto vuajtje nuk duhet të harrohen”, tha Angela Merkel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat