Kriza e emigrantëve teston koalicionin qeverisës në Itali

Evropë

Kriza e emigrantëve teston koalicionin qeverisës në Itali

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 20:16
Kreu i qeverisë paralajmëroi se Italia do të veprojë në mënyrë autonome dhe për të treguar peshën e saj politike

Dështimi në arritjen e një marrëveshjeje me BE-në për menaxhimin e rreth 150 emigrantëve të bllokuar në anijen e ankoruar në portin e Katanias ka futur në krizë Italinë.

Kryeministri Giuseppe Conte ka mbetur i paralizuar mes qëndrimit kategorik të dy zëvendësve të tij kundër zbarkimit të refugjatëve dhe përgjigjes së prerë të Brukselit, që refuzon ndarjen në kuota. Conte shpresonte në gatishmërinë e vendeve anëtare, një shpresë kjo që rezultoi e kotë pasi përgjigjia e BE-së nuk linte vend për interpretime.

Kreu i qeverisë paralajmëroi se Italia do të veprojë në mënyrë autonome dhe për të treguar peshën e saj politike, si lëvizje të parë do të ndërmarrë ndërprerjen e kontributeve për emigrantët në BE, ose të paguajë më pak se 20 miliardë Euro.

Ministri i Brendshëm Mateo Salvini propozoi identifikimin e emigrantëve në bordin e anijes dhe shqyrtimin po atje të atyre që mund të kenë të drejtë për azil. Fjala e fundit i takon gjithsesi Kryeministrit Conte, i cili në këto kushte duhet të tregojë rolin e tij aktiv, për të mos u lënë vend akuzave të opozitës, që e cilëson një vartës të Salvinit dhe Di Maios.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat