Emigrantët/Italia kërcënon BE-në: Merrni masa, ose ..

Evropë

Emigrantët/Italia kërcënon BE-në: Merrni masa, ose ..

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 00:37
Emigrantete

Qeveria populiste në Itali ka paralajmëruar se do të pezullojë financimet për Bashkimin Evropian, nëse blloku nuk pranon të marrë disa prej 150 njerëzve të bllokuar nga roja bregdetare italiane.

Disa dhjetëra njerëz janë bllokuar në portin siçilian në Catania në anijen Dicitoi që nga e hëna, pasi qeveria italiane nuk po i lejon ata të zbarkojnë, pa marrë premtime nga vendet e Bashkimit Evropian se do të marrin disa prej tyre.

Emigracioni është një çështje e nxehtë në Itali, ku qindra mijëra njerëz kanë mbërritur që nga viti 2013, për t’i shpëtuar luftës, persekutimit dhe varfërisë në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Azi.

Në bazë të rregullave të BE-së, njerëzit duhet të aplikojnë për azil në vendin e parë që mbërrijnë. Por, qeveria italiane i ka ndaluar gjithnjë e më shumë anijet që të ankorohen në portet e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat