Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas tha sot se Evropa duhet të mbushë hapësirën e mbetur bosh pas tërheqjes së fondeve dhe diplomacisë amerikane në organizatat ndërkombëtare dhe rajonet kyçe të botës, përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor.
Në takimin vjetor të diplomatëve gjermanë në Berlin, Maas tha se Evropa duhet të rrisë ndikimin e saj politik dhe financiar në OKB dhe Organizatën Botërore të Tregtisë.