Protestat e ekstremistëve në Gjermani, Merkel dënon dhunën

Evropë

Protestat e ekstremistëve në Gjermani, Merkel dënon dhunën

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 12:51
Vendi i vrasjes se gjermanit nga - siç thuhet, - emigrante.

Dhuna që shpërtheu në qytetin gjerman të Chemnitzit është dënuar ashpër nga qeveria e Angela Merkelit.

Qindra ekstremistë të djathtë u mblodhën pas vrasjes së një 35-vjeçari gjerman, i cili u qëllua për vdekje gjatë një feste në qytet.

Mendohet se autorët e vrasjes janë emigrantë. Incidenti çoi në përshkallëzimin e situatës, deri në protesta të dhunshme e përplasje.

Ekzekutivi i Angela Merkelit reagoi ashpër, duke i cilësuar aksionet e së djathtës radikale si “gjah” ndaj të huajve.

Edhe zyrtarë të Bashkisë së Chemnitzit flasin për zhvillime krejtësisht të papranueshme. Autoritetet e sigurisë kanë patrulluar gjatë të gjithë natës nëpër qytet. Deri tani janë arrestuar 4 pesona, nën akuzën e dhunës, rezistencës dhe pengimit të autoriteteve.

Por, ndërkohë, protesta të tjera janë planifikuar. Përmes Facebookut, lëvizja ekstremiste e djathtë “Pro Chemnitz” u bëri thirrje njerëzve të dalin nëpër rrugë.

Kundërtubime paralajmërojnë edhe shumë grupe të majta të Saksonisë. Vrasja ndodhi kur festa degjeneroi në konflikt mes pjesëmarrësve të nacionaliteteve të ndryshme. Qindra demonstrues djathtistë ngritën zërin kundër “kriminalitetit të të huajve”.

Mediet njoftojnë për përleshje të dhunshme mes demonstruesve dhe grupeve të tjera. Edhe policia u sulmua gjatë përpjekjeve për t’i ndarë palët. Të paktën një polic u lëndua, ndërsa kremtimi u ndërpre.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat