‘Rikthehet’ Muri i Berlinit?

Evropë

‘Rikthehet’ Muri i Berlinit?

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 18:17
Muri i Berlinit

Kryeqyteti gjerman mund të rifitojë murin e Berlinit të paktën për katër javë, pasi një grup artistësh kanë në plan ta ngritin në mes të tetorit rreth bllokut të ndërtesave në qendër të qytetit.

Një grup artistësh thanë se kishin planifikuar të ndërtonin një kopje të murit të famshëm, dhe të gjithë ata që dëshirojnë ta shohin këtë instalim arti, do të duhet të blejnë "viza" nëpërmjet internetit me një çmim prej 15 euro, raporton AP.

Është planifikuar që muret e artit të shkatërrohen më 9 nëntor, 29 vjet pas rënies së Murit origjinal të Berlinit, i cili e ndau këtë qytet nga viti 1961 deri në 1989.

Megjithatë, artistët janë ende në pritje të "dritës së gjelbër" të autoriteteve të qytetit për të qenë në gjendje të zbatojnë projektin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat