Ankaraja zyrtare: Macron nuk e kupton Turqinë

Evropë

Ankaraja zyrtare: Macron nuk e kupton Turqinë

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 19:14
Hami Aksoy

Ankaraja akuzoi sot presidentin francez, Emmanuel Macron, se nuk e kupton Turqinë, pasi presidenti francez e kritikoi homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan për “një projekt panislamik” dhe i kërkoi të heqë dorë nga anëtarësimi i këtij shteti në BE.

”Deklaratat e Macron në lidhje me vendin tonë dëshmojnë edhe njëherë se ai nuk e kupton realitetin e Turqisë”, u shpreh në një komunikatë për media Hami Aksoy, zëdhënësi i ministrisë turke të Punëve të Jashtme, shkruan ATSH.

”Të shprehesh që ne jemi anti-evropianë nuk mbulon realitetin”, vijoi ai.

Gjatë konferencës që zhvilloi të hënën në Paris me pjesëmarrjen e ambasadorëve, Macron bëri thirrje të hiqet dorë nga hipokrizia, në lidhje me anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian, duke propozuar veçanërisht, siç është shprehur edhe në të kaluarën, për ”një partneritet strategjik”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat