Planifikohet sulm ndaj deputetit holandez, një i arrestuar

Evropë

Planifikohet sulm ndaj deputetit holandez, një i arrestuar

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 21:59
Geert Wilders

Policia holandeze arrestoi sot një person i dyshuar për përgatitjen e një sulmi ndaj një deputeti të ekstremit të djathtë, Geert Wilders, pasi ka shprehur dëshirën e organizimit të një konkursi karikaturash anti-islam.

Lideri populist njoftoi në muajin qershor organizimin e një konkurs të karikaturave të profetit Muhamed përpara Parlamentit holandez. Iniciativa e tij ka ngjallur një sërë polemikash.

Deputeti dhe lideri i Partisë për Lirinë (PVV), Geer Wilders njihet për qëndrimet e tij kundër islamit.

Konkursi u cilësua jo korrekt dhe provokues nga ana e kryeministrit holandez, Mark Rutte, i cili ndër të tjera u shpreh se mbështeste lirinë e të shprehurit.

Ministri holandez i Punëve të Jashtme, Stef Blok sqaroi se ky konkurs nuk ishte aspak një iniciativë e qeverisë. Në vitin 2004, regjisori dhe polemizuesi holandez, Theo van Gogh u vra në Amsterdam nga një burrë në shenjë hakmarrje ndaj njërit prej filmave të tij, i konsideruar ofendues ndaj fesë islame.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat