Mijëra njerëz në festivalin e goditjeve me domate në Spanjë

Evropë

Mijëra njerëz në festivalin e goditjeve me domate në Spanjë

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 18:50
Festivali i goditjeve me domate në Spanjë

Rreth 145 tonë domate u përdorën gjatë festivalit Tomatina në qytetin spanjoll të Bunjol, ku mijëra vetë u mblodhën për të marrë pjesë në goditjet me domate.

Që nga momenti i fillimit të një "beteje" masive në ora 11:00, brenda orës së ardhshme, gjashtë kamionë, të mbushur me domate të pjekura, kaluan rrugën kryesore të qytetit spanjoll për të siguruar "municion" për pjesëmarrësit e festivalit.

Festivali Tomatina ka ardhur nga një përplasje spontane midis banorëve vendas në vitin 1945.

Për disa kohë gjatë viteve 1950, në kulmin e diktaturës së gjeneralit Francisco Franko, festivali u ndalua, por sot tërheq një numër të madh banorësh, si dhe turistë të huaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat