Stuhi të fuqishme, Italia përfshihet nga përmbytje të mëdha

Evropë

Stuhi të fuqishme, Italia përfshihet nga përmbytje të mëdha

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 15:00
Pamje nga Italia

Stuhi të fuqishme përfshinë papritur Italinë veriore të shtunën, duke shkaktuar përmbytje në disa zona.

Provinca e Veronës u përball me rrugë të mbushura me ujë dhe automjete të mbuluara nga uji. Më e prekur duket se është komuna e Negrar.

Sipas mediave lokale, linjat telefonike të spitalit atje janë jashtë funksionit si pasojë e motit ekstrem, ndërsa vendi ndodhet në gjendje alarmi.

Autoritetet në Negrar ngritën një qendër emergjence dhe një linjë për t’u ardhur në ndihmë të prekurve nga përmbytjet.

Fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për të zhdukur apo të lënduar.

Ndërkohë, kryebashkiaku Roberto Grison u bëri thirrje banorëve që të merrni masa pasi reshjet e shiut vijojnë të bien.

Mediat italiane shkruajnë se sasia e shiut të rënë në një ditë ka qenë rekord.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat