Erdogan: Turqia nuk mund të përmbushë kërkesat e paligjshme

Evropë

Erdogan: Turqia nuk mund të përmbushë kërkesat e paligjshme

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 12:22
Recep Tayyip Erdogan

Turqia nuk mund të përmbushë "kërkesat e paligjshme" të SHBA-së lidhur me rastin aktual të klerikut të arrestuar, Endrus Branson, tha presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.

Sipas të përditshmes turke Hurriyet, Erdogan tha se Turqia do të respektojë sundimin e ligjit dhe SHBA nuk do të arrijnë asgjë përmes kërcënimeve, raporton Reuters.

Branson është arrestuar në Turqi nën dyshime për veprimtari të paligjshme kundër shtetit turk.

SHBA disa herë ka kërkuar lirimin e tij, por Ankaraja zyrtare ka hedhur poshtë një kërkesë të tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat