Putin akuzohet për helmimin e Skripalj

Evropë

Putin akuzohet për helmimin e Skripalj

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 11:32
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, bart përgjegjësinë për sulmin me agjensin nervor noviçok ndaj ish-spiunit rus Sergej Skripalj dhe vajzës së tij Julia në mars të këtij viti, deklaroi sot ministri britanik për Siguri, Ben Wallace.

Ai tha për BBC se Putin bart përgjegjësinë pasi është president i Federatës Ruse dhe se qeveria e tij kontrollon dhe menaxhon shërbimet informative ushtarake

.Skripalj dhe vajza e tij ishin gjetur më 4 mars në Solzberi në gjendje kome, ndërsa gjatë hetimeve u konfirmua se ata ishin helmuar me  noviçok.

Britania e Madhe akuzoi Rusinë për helmimin e tyre, ndërsa kryeministrja britanike Theresa May dhe policia tash pohojnë se pas sulmit qëndron shërbimi i inteligjencës ushtarake GRU.

Moska ka hedhur pishtë mundësinë e përfshirjes në këtë rast, i cili ka çuar në përkeqësimin e marrëdhënieve ndërmjet Rusisë dhe Perëndimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat