Austria thotë se nuk mund ta lë vetëm Italinë për çështjen e migracionit

Evropë

Austria thotë se nuk mund ta lë vetëm Italinë për çështjen e migracionit

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 12:52
Sebastian Kurz

Nuk mund të lemë vetëm një anëtar të BE-së nën presionin e çështjes së emigrantëve, deklaroi kancelari austriak, Sebastian Kurz për gazetën gjermane ”Der Spiegel”.

”Gatë viteve të fundit ky presion ka qenë mbi Gjermaninë, Zvicrën dhe Austrinë, ndërkohë që tani është zhvendosur diku tjetër”, theksoi ai.

Lidhur me rishpërndarjen e emigrantëve që zbarkojnë në tokën evropiane, kancelari konfirmon se ka një tjetër përparësi.

”Egjipti është gati të marrë emigrantët që nisen prej andej. Duhet të bëjmë të njëjtën gjë me Libinë, Marokun apo Tunizinë, së bashku me një bashkëpunim më të madhe me rojat bregdetare”, deklaroi Kurz.

“Sfida më e rëndësishme e presidencës austriake është përgatitja e Brexit. Nëse do të kemi të bëjmë me një dalje të rrëmujshme të Britanisë së Madhe, atëherë do të dëmtohen të dyja palët, edhe ne të unionit”, tha Kurz për gazetën gjermane ”Der Spiegel”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat