Johnson: Brexit, një jelek me eksploziv i mbështjellë rreth kushtetutës - Bota Sot
Johnson: Brexit, një jelek me eksploziv i mbështjellë rreth kushtetutës

Evropë

Johnson: Brexit, një jelek me eksploziv i mbështjellë rreth kushtetutës

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 18:29
Ish-sekretari i Jashtëm e cilësoi marrëveshjen si te “dobët” dhe patetike, por u kritikua ashpër nga konservatoret që i bënë thirrje të përdorë një gjuhë më të matur.

Boris Johnson e ka sulmuar planin e Brexit-it të kryeministres Theresa May duke e përkufizuar si “një jelek me eksplozive” të mbështjellë rreth Kushtetutës britanike, ndërsa detonatori, siç u shpreh ai, i është dorëzuar Brukselit.

Ish-sekretari i Jashtëm e cilësoi marrëveshjen si te “dobët” dhe patetike, por u kritikua ashpër nga konservatoret që i bënë thirrje të përdorë një gjuhë më të matur.

Duke shkruar ashtu si dhe Johnsoni po tek “Daily Mail”, njeriu që e ka zëvendësuar në këtë post, shefi aktual i diplomacisë Jeremy Hunt, kërkoi qe njerëzit ta mbështesin kryetaren e ekzekutivit masivisht përballë presioneve të jashtëzakonshme me të cilat ajo po përballet.

Mbretëria e Bashkuar largohet nga Bashkimi Europian 29 marsin e 2019-tës dhe plani i qeverisë – ka ngjallur reagime te ashpra. Në shkrimin e tij, Johnsoni e drejtonte gishtin nga Brukseli duke thënë se ai po tallet me Mbretërinë e Bashkuar, por nga ana tjetër fshikullonte edhe Londrën.

Në vend që të këmbëngulë për një marrëveshje bujare të tregtisë së lirë, Britania thotë: po zotëri, jo zotëri, tre çanta plot zotëri. Në çdo fazë të bisedimeve deri tani, Brukseli ka marrë atë që deshifronte, shkruan Johnson, duke shtuar se e gjithë kjo situate është praktikisht poshtëruese.

Ky është sulmi i dytë i tij brenda javës ndaj strategjisë së kryeministres për Brexitin, pasi të hënën e cilësoi marrëveshjen si një “fatkeqësi për Britaninë”, ndërsa Doëning Street iu përgjigj duke thënë se nuk kishte ofruar, asnjë ide të re”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...