Schulz: AfD po përdor metodat fashiste të së kaluarës

Evropë

Schulz: AfD po përdor metodat fashiste të së kaluarës

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 13:35
Martin Schulz

Socialdemokrati gjerman Martin Schulz ka sulmuar udhëheqësin e Afd-së, Aleksandër Gauland duke e akuzuar për përdorim të metodave fashiste dhe që bën pjesë te plehrat organike të historisë gjermane.

Në një përgjigje në Bundestag, ku po diskutohej çështja e Chemnitz, Schulz ka pohuar se Gauland i redukton tematikat komplekse vetëm te migrantët.

‘’Kjo ka ndodhur dikur në këtë vend. Është një mjet i fashizmit‘’, theksoi ish-lideri i SPD-së, përmes duartrokitjeve të shumta.

“Nuk ulem në këtë nivel, pozicionet e mia nuk kanë lidhje me fashizmin‘’, replikoi Gauland.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat