Turqi, zbulohet një kishë 3 metra thellë në det

Evropë

Turqi, zbulohet një kishë 3 metra thellë në det

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 07:36
Në liqenin Iznik

Një zbulim interesant është bërë nga arkeologët në liqenin Iznik në Turqi. 50 metra nga bregu gjendet një bazilikë kristiane e stilit bizantin, tre metra në thellësi.  Sipas informacioneve të para, thuhet se është ndërtuar  për nder të Shën Neofitit, një martir i ekzekutuar në vitin 303. Arkeologët kanë zbuluar se tempulli është shkatërruar pjesërisht nga një tërmet në vitin 740.

Ekzistenca e kësaj bazilike është pikasur në vitin 2014 falë fotografive ajrore dhe vetëm tani arkeologët po zbulojnë misteret e saj. Arkeologët dyshojnë se ky zbulim mund të jetë prologu i di?kaje më befasuese. Ka të dhëna që sugjerojnë se bazilika është ndërtuar mbi një tempull romak të ndërtuar për nder të Apollonit, mbetjet e të cilit mund të gjenden poshtë kishës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat