Agjentët rusë të dyshuar për çështjen ”Skripal” u arrestuan në Holandë

Evropë

Agjentët rusë të dyshuar për çështjen ”Skripal” u arrestuan në Holandë

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 19:51
Dy burrat u arrestuan në Hagë nga shërbimi ushtarak sekret holandez

Dy agjentë të dyshuar rusë për tentativë të ndërhyrjes kibernetike në një laborator zviceran që po merret me çështjen ”Skripal”, u arrestuan në Holandë dhe u dërguan në Rusi në pranverë, raportuan sot mediat dhe burime zyrtare.

Dy burrat u arrestuan në Hagë nga shërbimi ushtarak sekret holandez (MIVD), sipas së përditshmes holandeze NRC, e cila ka nisur një investigim në bashkëpunim me gazetën zvicerane ”Tages- Anzeiger”.

Sipas NRC-së, dy agjentët e shërbimeve ruse zotëronin pajisje për të hyrë në rrjetin informatik të laboratorit ”Spiez”, instituti zviceran për mbrojtjen nga kërcënimet dhe rreziqet atomike, biologjike dhe kimike.

E pozicionuar në kantonin e Bernës, ky laborator është autorizuar nga Organizata për Ndalim e Armëve Kimike (OIAC) për të analizuar kampionet e marra në Salisbury, në jug të Anglisë, ku ish-agjenti rus Sergueï Skripal dhe vajza e tij u helmuan nga agjenti nervor ”Noviçok” në mars.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat