Rasti Skripal: Dy rusë "spiunuan" një laborator zviceran

Evropë

Rasti Skripal: Dy rusë "spiunuan" një laborator zviceran

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 20:05
Vendi ku janë helmiar Skripalët në Sallsbëri

Dy shtetas rusë janë arrestuar muaj më parë, nën dyshimet se kanë spiunuar një laborator zviceran që po heton helmimin e ish-spiunit rus, Sergei Skripal, dhe të vajzës së tij, Yulia, në Sallsbëri të Anglisë.

Gazeta zvicerane Tages Anzeiger dhe ajo holandeze NRC thanë të premten se ata janë arrestuar në Holandë, këtë vit.

Laboratori zviceran ka analizuar mostrat nga helmimi i Skripalëve në muajin mars.

Dy rusët janë dëbuar nga Holanda shpejt pas arrestimit të tyre, i cili nuk është raportuar deri më tash.

Një zëdhënës i inteligjencës zvicerane i tha BBC-se se agjencia ka qenë e përfshirë në mënyrë aktive "në rastin e spiunëve rusë", pa përmendur laboratorin Spic, pranë Bernit, i cili teston kërcënime kimike, biologjike dhe bërthamore.

Dy të dyshuarit u tha se kanë pasur pajisje që mund të përdoreshin për të hyrë në sistemet kompjuterike të laboratorit dhe se dyshohet se ata punonin për inteligjencën ruse.

Britania ka thënë se dy zyrtarë të inteligjencës ruse qëndrojnë prapa helmimit të Skripalëve.

NRC tha se dy spiunët e dyshuar në lidhje me laboratorin zviceran, nuk janë të njëjtit persona të akuzuar për helmimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat