Turqia: Mund të rritet numri i refugjatëve sirianë në Evropë

Evropë

Turqia: Mund të rritet numri i refugjatëve sirianë në Evropë

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 17:55
Shkak për këtë është gjendja e rëndë në Idlib

Turqia ka paralajmëruar shtetet evropiane se mund të përballen me valë të reja te refugjatëve nga Siria.

Shkak për këtë është gjendja e rëndë në Idlib, shkruan Al Jazeera.

Zëdhënësi i presidencës turke ka thënë se refugjatët sirianë do të marshojnë si në Turqi, ashtu edhe drejt Evropës.

“Sigurisht se një valë e re e migrimeve nuk do të jetë barrë vetëm e Turqisë. Ajo do të jetë zinxhir krizash nga këtu e deri në Evropë. Këtë nuk e dëshiron askush”, ka thënë Ibrahim Kalin pas një samiti të mbajtur me përfaqësuesë nga Franca, Gjermania dhe Rusia.

“Pika që duhet t’i bashkojë të gjithë është zgjidhja politike e jo ajo ushtarake”.

Ai tregoi se të premtën qeveria turke do të kërkojë të vazhdohet statusi aktual i Idlibit, të mbrohen civilët dhe të parandalohet kriza humanitare në atë vend.

Në fillim të shtatorit, forcat e presidentit sirian, Bashar al-Assad, filluan një fushatë intensive të bombardimeve dhe sulmeve ajrore, me ç’rast humbën jetën shumë civilë.

Sulmet e mbështetura nga Rusia kanë filluar të pakësohen ditët e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat