Marrëveshjet kufitare në Ballkanin Perëndimor, presidenti slloven kritika Komisionit Evropian

Evropë

Marrëveshjet kufitare në Ballkanin Perëndimor, presidenti slloven kritika Komisionit Evropian

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 21:26
Presidenti slloven Borut Pahor

Presidenti slloven Borut Pahor ka thënë se Komisioni Evropian për arsye politike nuk e ka miratuar mendimin e shërbimit ligjor lidhur me mosmarrëveshjen kufitare Slloveni-Kroaci gjoja e favorshme për Slloveninë, dhe se kjo njëherësh paraqet një mesazh të keq për marrëveshjet e ardhshme të kufijve në Ballkanin Perëndimor.

"Komisioni Evropian ka humbur një shans për të vlerësuar pikëpamjet e një shërbimi ligjor dhe gjithashtu theksoi se duhet të respektohen marrëveshjet bilaterale që janë të ratifikuara, dhe kështu mundësoi që me vendimin e arbitrazhit të përcaktohen kufijtë”, tha Pahor duke komentuar shkrimin e të përjavshmes gjermane Der Spiegel se shumica e mendimeve, të cilat Lubjana i ka paraqitur në padinë e saj kundër Kroacisë për moszbatim të vendimit të arbitrazhit në kufi janë të sakta.

"Esenca e mendimit është se Komisioni nuk e ka marrë parasysh për arsye politike," tha ai, transmeton Hina.

Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker nuk dëshiron të ndërhyjë në konfliktin mbi kufijtë detarë Slloveni-Kroaci, edhe pse shërbimi ligjor ishte i mendimit se në këtë konflikt Sllovenia kishte të drejtë dhe se në këtë drejtim duhet të veprojë edhe KE, shkruan Spigel.

Në dokumentin, të cilin e kishte parë Spiegel, thuhet se shërbimi ligjor i Komisionit Evropian në mënyrë të qartë i jep të drejtë Sllovenisë dhe se për këtë arsye konkludon se "BE-ja duhet të pranojë vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit."

Megjithatë, Qeveria kroate e konsideron vendimin e KE-së për të mos u përfshirë në kontestin kufitar si të drejtë.

"Komisioni ka vendosur që në mënyrë korrekte të mos ndërhyjë në kontestin rreth kufijve të Kroacisë dhe Sllovenisë," tha qeveria kroate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat