FMN: Brexit-i pa marrëveshje e godet ekonominë britanike - Bota Sot
FMN: Brexit-i pa marrëveshje e godet ekonominë britanike

Evropë

E mërkurë, 17 tetor 2018

FMN: Brexit-i pa marrëveshje e godet ekonominë britanike

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 18:44
Shefja e FMN-së, Christine Lagarde.

Britania duhet të presë "kosto të konsiderueshme" mbi ekonominë e saj nëse largohet nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje, paralajmëroi të hënën Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Shefja e FMN-së, Christine Lagarde, tha se ekonomia britanike do të dobësohet pas Brexit-it (daljes nga BE-ja) me ose pa marrëveshje, porse mungesa e marrëveshjes do të shkaktonte "rënie të menjëhershme" të saj.

"Do të ketë një tronditje mbi furnizimet", u tha Lagarde gazetarëve në Londër, pas prezantimit të raportit vjetor të FMN-së mbi perspektivën ekonomike të Britanisë.

"Në mënyrë të pashmangshme do të ketë pasoja: rritje të reduktuar, deficit në rritje dhe zhvlerësim të monedhës", tha Lagarde.

Kancelari i Thesarit britanik, Philip Hammond, tha se Britania ka bërë përparim ekonomik me Qeverinë konservatore të kryeministres Theresa May, porse ajo gjendet "në një moment kritik", pasi po hyn në fazat përfundimtare të negociatave për Brexit.

Javën e kaluar, negociatori i BE-së për Brexit-in, Michel Barnier, ka shprehur optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje me Britaninë brenda 6-8 javësh, mbi kushtet e divorcit.

Por, sipas tij, mbeten ende gjëra të mëdha për t'u negociuar, përfshirë këtu çështjen e kufirit irlandez, indikacionet gjeografike, të cilat specifikojnë origjinën e mallrave të caktuara bujqësore, dhe rolin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.

Britania duhet të largohet nga BE-ja më 29 mars të vitit 2019.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test