Erdogan: Turqia do të përforcojë praninë ushtarake në Qipron e Veriut - Bota Sot
Erdogan: Turqia do të përforcojë praninë ushtarake në Qipron e Veriut

Evropë

E shtunë, 20 tetor 2018

Erdogan: Turqia do të përforcojë praninë ushtarake në Qipron e Veriut

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 19:14
Recep Tayyip Erdogan

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se vendi i tij do të përforcojë praninë ushtarake në pjesën veriore të ishullit të ndarë të Qipros.

“Ne nuk do të reduktojmë numrin e ushtarëve tanë atje, por, përkundrazi, do ta rrisim atë”, deklaroi Erdogan për gazetarët në bordin e avionit që po e dërgonte për vizitë në Azerbajxhan.

Qipro, që numëron një milion banorë, është i ndarë që kur ushtria turke pushtoi në vitin 1974 pjesën veriore të ishullit si reagim ndaj një grushti shteti që synonte të bashkonte ishullin me Greqinë dhe që kishte shkaktuar shumë shqetësime në minoritetin qipriot turk.

Republika e Qipros, anëtare e Bashkimit Evropian, ushtron autoritetin e saj vetëm në dy të tretat në jug  të vendit, një e treta e vendit në veri drejtohet nga Republika e Qipros së Veriut (e vetëshpallur) dhe ku qëndron gjithashtu ushtria turke.

Rreth 35.000 ushtarë turk ndodhen aty dhe prania e tyre është një prej pikave kryesore në diskutimet për ribashkimin e ishullit.

Raundi i fundit i negociatave në korrik 2017 përfundoi me dështim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test