Gjermania ofron mbështetje për forcat kurde në Irak

Evropë

Gjermania ofron mbështetje për forcat kurde në Irak

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 23:50
Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen premtoi sot se do të vazhdonte të mbështeste forcat kurde, peshmerga në veri të Irakut të angazhuara në luftën kundër Shtetit Islamik, gjatë një vizite në Erbil.

Duke folur në kampin “Baherka”, 25 kilometra në veri të kryeqytetit rajonal të Erbilit, ku peshmergat (milicitë kurde) kanë ngritur qendrën e tyre logjistike, ministrja Von der Leyen tha se “mbështetja tani do të zvogëlohet dhe do të përqëndrohet në logjistikë, në masat kundër minave dhe shërbimet mjekësore”, shkruan ATSH.

“Gjermania në të kaluarën ka siguruar për forcat kurde armë dhe stërvitje, por përpjekjet gjermane po shkojnë drejt fazës së dytë”, deklaroi ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat