Macron njofton për ndryshime të sistemit shëndetësor në Francë - Bota Sot
Macron njofton për ndryshime të sistemit shëndetësor në Francë

Evropë

E hënë, 22 tetor 2018

Macron njofton për ndryshime të sistemit shëndetësor në Francë

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 18:01
Presidenti francez, Emmanuel Macron.

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka njoftuar të martën për planet rreth reformit të sistemit për kujdes shëndetësor, ndonëse ai aktualisht konsiderohet një nga më të mirët në botë, transmeton Reuters.

Macron ka përmendur ndryshimet organizative nëpër spitale, në rekrutimin e doktorëve, si dhe përdorimin më të mirë të teknologjisë digjitale për të siguruar kujdes shëndetësor për pacientët në gjithë shtetin, pavarësisht se ku jetojnë.

Macron ka thënë se “shumë nga fqinjtë tanë i kanë lakmi sistemit tonë për kujdes shëndetësor”.

Franca është listuar e para në këtë aspekt në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, në një raport që ka përfshirë 191 shtete në vitin 2000.

Mirëpo sistemi shëndetësor i këtij shteti është duke u përballur me rritje të çmimit dhe mungesë të doktorëve në disa rajone rurale dhe lagje të varfëra.

Një nga masat e përmendura është punësimi i 400 mjekëve familjarë të paguar nga shteti, në të ashtuquajturat “shkretëtira mjekësore”.

Po ashtu rregulli, i cili vendos limite në numrin e personave që studiojnë mjekësinë, stomatologjinë dhe farmacinë pritet të largohet më 2020.

E gjitha pakoja e masave të përmendura nga Macron pritet të kushtojë rreth 4 miliardë dollarëve deri më 2022.

“Ambicia ime është e qartë: Dua që ajo që quajmë sistem për kujdes shëndetësor të jetë një nga shtyllat e mirëqenies brenda shtetit në shekullin 21. Një sistem shëndetësor që parandalon dhe mbron nga rreziqet shëndetësore të së sotmes dhe nesërmes”, ka thënë presidenti francez.

Sistemi për kujdes shëndetësor në Francë përfshin sigurim shëndetësor të financuar nga shteti, i cili rimburson pacientët për shumicën e intervenimeve mjekësore dhe përshkrimit të ilaçeve nga mjeku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test