BE zbut tonet rreth propozimeve për kufirin irlanedez në negociatat për Brexit - Bota Sot
BE zbut tonet rreth propozimeve për kufirin irlanedez në negociatat për Brexit

Evropë

E hënë, 22 tetor 2018

BE zbut tonet rreth propozimeve për kufirin irlanedez në negociatat për Brexit

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 10:33
Negociatori i Bashkimit Evropian për Brexit, Michel Barnier.

Bashkimi Evropian është “gati për të përmirësuar” ofertën e tij për kufirin me Irlandën, ka thënë diplomati i bllokut evropian në negociatat për Brexit, Michel Barnier, duke paralajmëruar se është duke u afruar “momenti i së vërtetës” në procesin e Brexitit.

Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian dëshirojnë të anashkalojnë një kufi të ashpër, që përfshin infrastrukturë fizike, siç janë kamerat dhe rojet, mirëpo nuk janë pajtuar ende në këtë aspekt.

Negociatori i BE-së, ka zbutur tonet, duke thënë se ai është i gatshëm për të ofruar propozime të reja për të ndihmuar në thyerjen e akullit.

Kjo deklaratë ka ardhur pasi kryeministrja britanike, Theresa May është duke tentuar të fitojë mbështetjen e liderëve të BE-së, për planet e saj.

Kryeministria britanike do të shfrytëzojë darkën në Salsburg të mërkurën për të promovuar strategjinë e saj të ashtuquajtur Plani Çekërs, e cila përfshin bashkëpunimin me 27 vendet e bllokut evropian, pasi Britania të largohet nga BE-ja.

Pas Brexitit, kufiri prej afër 498 kilometrave në mes të Irlandës Veriore dhe Republikës së Irlandës do të kthehet në kufirin e Britanisë dhe BE-në.

Aktualisht, mijëra persona kalojnë çdo ditë këtë zonë për punë, transport mallrash apo vizita me qëllime tjera.

Si pjesë e tregut të përbashkët të BE-së këto produkte nuk kanë nevoje t’iu nënshtrohen kontrolleve mirëpo gjithçka do të ndryshojë pas Brexitit.

Britania ka para vetes vetëm gjashtë muaj për të arritur marrëveshje me bllokun evropian para se të largohet nga ky i fundit më 29 mars të vitit 2019. Negociatat janë cilësuar se kanë arritur në pikë kritike, mirëpo të dyja palët synojnë të arrijnë një pakt për përcaktimin e marrëdhënieve në të ardhmen, duke përmendur nëntorin si datën e fundit për të arritur një gjë të tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test