Bie norma vjetore e inflacionit në eurozonë - Bota Sot
Bie norma vjetore e inflacionit në eurozonë

Evropë

E shtunë, 20 tetor 2018

Bie norma vjetore e inflacionit në eurozonë

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 14:47
Foto ilustrim

Norma vjetore e inflacionit në eurozonë ra në gusht të këtij viti në 2 për qind nga niveli i korrikut prej 2.1 për qind, sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të Shërbimit Statistikor Evropian, Eurostat.

Në gusht të vitit 2017, inflacioni në eurozonë ishte 1.5 për qind. Sipas të dhënave të Eurostat, rritja e çmimeve të konsumit në nivel të Bashkimit Evropian gjithashtu u ngadalësua në 2.1 për qind në gusht 2018, krahasuar me muajin e mëparshëm kur ishte 2.2 për qind. Në të njëjtin muaj një vit më parë, inflacioni në bllokun 28-anëtarësh shënoi 1.7 për qind.

Normat më të ulëta të rritjes vjetore të inflacionit në muajin gusht u regjistruan në Danimarkë 0.8 për qind, Irlandë dhe Greqi 0.9 për qind, ndërsa më të lartat regjistroheshin në Rumani 4.7 për qind, Bullgari 3.7, Estoni 3.5 dhe Hungari 3.4 për qind.

Kontributi më i madh në normën vjetore të inflacionit në Eurozonë në gusht 2018 është dhënë nga çmimet e energjisë me një rritje prej 0.87 pikë, pasuar nga shërbimet +0.59 pikë dhe çmimet e ushqimit, alkoolit dhe duhanit +0.48 pikë përqindje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test