Goditi me shuplakë të pasmet e një 21-vjeçareje, tre muaj burg një personi

Evropë

Goditi me shuplakë të pasmet e një 21-vjeçareje, tre muaj burg një personi

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 09:46
Policia

Tre muaj burg është masa e caktuar ndaj një burri, i cili goditi fundshpinën e një vajze, e po kështu e ngacmoi për gjoksin. Një rast i tillë ka ndodhur në Paris, e ndërsa burri i cili kishte qënë i dehur ka marrë dënimin pas miratimit të ligjit mbi ngacmimin në vende publike.

Burri në fjalë kishte qëlluar me shuplakë të pasmet e një gruaje, në një autobus në Paris. Ai po kështu u gjobit edhe për komentet e papërshtatshme mbi trupin e gruas.

Sapo ka parë këtë situatë të sikletshme, shoferi i autobusit ka debatuar me burrin, dhe ka mbyllur dyert duke mos e lejuar të dilte, deri sa mbërriti policia.

Burri u dënua nga një gjykatës në Evry, në jug të Parisit. Ai u dënua me tre muaj heqje lirie për shuplakën në të pasme, një akt i drejtpërdrejtë seksual dhe u gjobit me 300 euro për komentet ofenduese.

Ministrja e barazisë gjinore, Marlène Schiappa, e vlerësoi këtë gjest nga ana e shoferit. “Bravo shoferit të autobusit për vigjilencën që tregoi dhe gjykatës për dënimin e vendosur”, ka shkruar ajo në Twitter.

Kjo ishte gjoba e parë lëshuar nën legjislacionin që synon të pakësojë dhe ndëshkojë komentet e papërshtatshme me natyrë seksuale, që janë shumë të zakondshme në Francë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat