Shefi policor në jug të Francës vdes nga plagët e një sulmi me thikë

Evropë

Shefi policor në jug të Francës vdes nga plagët e një sulmi me thikë

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 15:43
Francë

Një shef policor është sulmuar për vdekje në qytetin Rodez, në jug Francës.

Pascal Filoé është therur me thikë tri herë në mes të rrugës, nga një individ i njohur nga policia.

Rjeti francez i radios, France Info ka raportuar se qeni i të dyshuarit është larguar nga ai një javë më parë.

Kjo gjë më pas është thënë se ka ndikuar që i dyshuari të kërcënojë disa zyrtarë të qytetit.

Filoé ka vdekur nga plagët e marra në spital, pak kohë pasi ka ndodhur sulmi.

Kryetari i qytetit, Rodez, Christian Teyssèdre, i ka thënë agjencisë së lajmeve AFP, se Filoe ka qenë baba i tre fëmijëve.

Zyrtarët kanë njoftuar se zyrtarëve të përfshirë në këtë sulm do t’iu mundësohen disa këshillime psikologjike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat