BE-ja sekuestron 31 milionë produkte të falsifikuara

Evropë

BE-ja sekuestron 31 milionë produkte të falsifikuara

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 19:46
Produktet e falsifikuara

Autoritetet doganore kanë sekuestruar vitin e kaluar në kufijtë e Bashkimit Evropian 31 milionë produkte të falsifikuara, që përfaqësojnë një vlerë prej 580 milionë euro, njoftoi sot Komisioni Evropian.

“Mes këtyre produkteve, 43% janë produkte të jetës së përditshme që falsifikimi i bën potencialisht të rrezikshme, si produktet shëndetësore, medikamentet, lodrat apo pajisjet elektrike”, thekson ekzekutivi evropian në një komunikatë.

Falsifikimet më të shpeshta lidhen me produktet ushqimore (24% e produkteve të kapura), të ndjekura nga lodrat (11%), duhani (9%) dhe veshjet (7%).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat