Steinmeier: Vizita e Erdoganit nuk i normalizon marrëdhëniet Berlin-Ankara

Evropë

Steinmeier: Vizita e Erdoganit nuk i normalizon marrëdhëniet Berlin-Ankara

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 21:51
Frank Walter Steinmeier

Vizita e presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, në Berlin, nuk përfaqëson një normalizim të marrëdhënieve të tensionuara mes dy vendeve, sipas presidenti gjerman, Frank Walter Steinmeier.

“Kjo vizitë nuk është një shprehje e normalizimit”, tha sot Steinmeier, pas ditës së parë të vizitës së polemizuar të Erdoganit.

“Jemi shumë larg nga kjo, por ky mund të jetë një fillim”, deklaroi presidenti gjerman.

Steinmeier kërkoi hapa të dukshëm mbi të drejtat politike në Turqi.

“Ne nuk mund ta pranojmë presionin mbi median, sistemin gjyqësor dhe sindikatat dhe nuk do e pranojmë”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat