4 gishtat: Përshëndetja e Erdogan acaron gjermanët

Evropë

4 gishtat: Përshëndetja e Erdogan acaron gjermanët

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 13:28
Recep Tayyip Erdogan në Gjermani.

“Nderimi më i lartë për një politikan, që në vendin tij i shqelmon me këmbë të drejtat e njeriut”.

Kështu shkruan gazeta më e madhe gjermane, Bild, duke iu referuar vizitës së presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan në Gjermani.

62-vjeçari do pritet me nderime të larta nga presidenti i vendit dhe kancelarja Merkel.

“Por që ditën e mbërritjes në Gjermani, Erdogan shkakton skandalin e parë. Katër gishtat e hapur dhe gishti i madh drejt pëllëmbës, kjo ishte përshëndetja e helmuar e presidentit turk.

Sapo ai dhe e shoqja, Emine, kishin zbritur nga avioni Airbus A340 dhe kishin hipur në limuzinën e zezë shtetërore, një Mercedes Maybach S klas, Erdogan nxori dorën e djathtë për të bërë përshëndetjen e Vëllezërve Myslimanë. Një provokim- kundër vlerave perëndimore dhe demokracisë,” shkruan Bild.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat