Libër i ri për agjentin e dyfishtë Skripal, të helmuar nga rusët

Evropë

Libër i ri për agjentin e dyfishtë Skripal, të helmuar nga rusët

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 19:24
Sergei Skripal

Ish-agjenti i dyfishtë i helmuar nga rusët, Sergei Skripal thotë se e pati të vështirë ta besojë se qeveria ruse u përpoq ta vrasë, sipas një libri të ri të botuar këtë javë nga një gazetar i BBC-së.

Skripali dhe vajza e tij Julia i mbijetuan një sulmi me lëndë nervore në mars të këtij viti, incident për të cilin qeveria britanike ka fajësuar Kremlinin, duke argumentuar me dëshmi se urdhri për vrasjen e tij ka ardhur nga autoritetet më të larta të qeverisë ruse.

Sipas gazetarit Mark Urban, i cili ka intervistuar ish-agjentin, zoti Skripal e ka patur të vështirë ta besojë se ndaj tij ishte organizuar një atentat me agjent nervor.

Sipas librit, zoti Skripal informoi shërbimet perëndimore të zbulimit qysh vitin e kaluar për operacionet ruse, por libri nuk shpjegon se përse ish kolegët e tij në shërbimin rus të zbulimit ushtarak, kishin vendosur ta vrisnin atë këtë vit, vetëm disa javë para se udhëheqësi rus Vladimir Putin të niste fushatën për tu rizgjedhur.

Në librin “The Skripal Files: The Life and Near Death of a Russian Spy”, thuhet se Sergej Skripali në fakt i njoftoi shërbimet britanike të inteligjencës rreth një skeme korrupsioni të viteve 1990, ku ishte përfshirë mes të tjerëve edhe Nikolai Patrushev, një ndër shefat kryesorë të inteligjencës ruse dhe njeri i Putinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat