BE'ja i kërkon kryeministres britanike të përfundojë punën për Brexit - Bota Sot
BE'ja i kërkon kryeministres britanike të përfundojë punën për Brexit

Evropë

BE'ja i kërkon kryeministres britanike të përfundojë punën për Brexit

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 19:01
Kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk,

Kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk, i kërkoi sot kryeministres britanike, Theresa May, që “t’i futet punës” për të mbyllur negociatat për Brexit.

Kërkesa u bë një ditë pas mbylljes së kongresit të partisë së saj në Britani të Madhe.

“Kam qenë vetë kryetar partie për 15 vite dhe i njoh rregullat e politikës së partive, por tani që konferenca e Partisë Konservatore ka përfunduar, ne duhet t’i futemi punës”, theksoi Tusk.

Deklarata e tij u bë në përfundim të një takimi me kryeministrin irlandez, Leo Varadkar në Bruksel.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...