Incidenti me makinë në Berlin nuk ka shenja të terrorizmit

Evropë

Incidenti me makinë në Berlin nuk ka shenja të terrorizmit

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 15:55
Zyrtarë policorë në Gjermani.

Një burrë ka drejtuar makinën në një kafe në Charlottenburg të Berlinit, duke plagosur disa persona, mirëpo nuk ka shenja se incidenti ka lidhje me terorizëm, ka njoftuar policia gjermane, transmeton Reuters.

“Sipas të gjeturave fillestare të kolegëve tanë në skenën e sulmit, drejtuesi i makinës ka pasur probleme me shëndet”, ka thënë Policia e Berlinit përmes një njoftimi në Twitter, pa dhënë detaje tjera.

“Nuk ka shenja të terrorizmit”, ka thënë zëdhënësi i policisë, duke shtuar se ka shumë mundësi që aksidenti ka ndodhur pasi ngasësi ka humbur drejtimin për shkak se nuk është ndjerë mirë.

Gjermania vazhdon të jetë e alamuar nga sulmet militante, pas gati dy vjetësh prej kur një islamist tunizian ka drejtuar një kamion në një treg Krishtlindjesh në Berlin, duke lënë të vdekur 11 persona, duke përfshirë sulmuesin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat