Gjendje emergjente në Itali, reshjet e dendura sjellin viktima

Evropë

Gjendje emergjente në Itali, reshjet e dendura sjellin viktima

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 18:31
Pamje nga Italia

Teksa në vendin tonë pritet që në ditët në vijim të ketë reshje shiu intesive, vendi fqinj, Italia, është përfshirë nga moti i keq. Mediat e huaja bëjnë me dije se moti i keq ka përfshirë jugun e Italisë, ku janë shënuar edhe viktima. Mbrëmjen e së enjtes, një grua me dy fëmijët e saj të shpallur të zhdukur, janë gjetur të pajetë. Nga ana tjetër, alarmi është vënë nga metereologët. Ata parashikojnë përkeqësim të situatës në fundjavë.

Në Katania janë mbyllur të gjitha shkollat, dhe është vendosur gjendja e alarmit si pasojë e erërave të forta. Edhe në Kalabri është kërkuar që të shpallet gjendja e emergjencës. Reshje te dendura do të ketë dhe në qendër të Italisë, të cilat do të shkaktojnë një ulje të ndjeshme të temperaturave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat