23-vjeçari britanik pickohet nga gjarpri i detit në varkë

Evropë

23-vjeçari britanik pickohet nga gjarpri i detit në varkë

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 00:00
Foto ilustrim

Një 23-vjeçar nga Britania humbi jetën pasi u pickua nga një gjarpër deti në Australi. I riu sipas BBC kishte dalë për peshkim me anije dhe sapo kishte tërhequr rrjetën kur u pickua nga zvarraniku, në Northern Territory.

Shërbimet e emergjencës shkuan menjëherë në vendngjarje, por nuk mundën ta shpëtonin 23-vjeçarin. Sipas BBC, ky mund të jetë rasti i parë i njohur deri më sot, që gjarpri i detit vret një njeri në Australi. Policia vendase sqaroi se viktima po punonte në anijen e peshkimit dhe gjeti vdekjen pasi tërhoqi rrjetën në varkë.

Gjarpërinjtë e detit janë shumë helmues, por duke qenë se kontakti i tyre me njerëzit është i limituar, pickimet e tyre janë relativisht të rralla. Australia është shtëpi për 30 deri në 70 specie të njohura, megjithatë deri më sot në vend nuk ka asnjë vdekje të regjistruar nga ky zvarranik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat