Protestat për dy djem të vrarë, “eklipsojnë” mitingjet elektorale në Bosnjë

Evropë

Protestat për dy djem të vrarë, “eklipsojnë” mitingjet elektorale në Bosnjë

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 06:54
Protestat për dy djem të vrarë

Në dy nga qytetet më të mëdha të Bosnjës, dy etër që kërkonin të vërtetën rreth vrasjeve të djemve të tyre, oprganizuan protesta masive, duke lënë në hije tubimet për zgjedhjet e përgjithshme të së dielës.

Prindërit e të rinjve dhe opozita, akuzojnë autoritetet për përfshirje në atë që thonë ata, “vrasje që u fshehën nga policia dhe prokurorët për arsye politike”.

Mbështetja e gjerë publike për dy baballarët e hidhëruar, ka tejkaluar ndarjet etnike të Bosnjës, duke reflektuar pakënaqësinë me një sistem politik dhe gjyqësor të zhytur në korrupsion, dhe dominim partiak në 23 vjet, që kur përfundoi lufta e periudhës 1992-1995 në vend.

Tubimet përfundimtare para zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare u caktuan për të premten në mbrëmje, duke përkuar me protesta në kryeqytetin Sarajevë dhe në qytetin veriperëndimor të Banja Lukës.

Por blloku kryesor i opozitës në Republikën Autonome Serbe, Aleanca për Fitoren (SZP), anuloi mbledhjen e saj në Banja Luka, ashtu si dy partitë opozitare në Sarajevë, në një shfaqje solidariteti me familjet e pikëlluara.

Dy etërit, Davor Dragiçeviç, një serb nga Banja Luka dhe Muriz Memiç, një boshnjak mysliman nga Sarajeva, vendosën të mbajnë protesta të njëkohshme përpara votimit, për të ushtruar presion mbi gjyqësorin, që të përshpejtohen hetimet dhe procedimet për vdekjen e djemve të tyre.

Dragiçeviç, i cili së bashku me përkrahësit e tij ka mbajtur protesta të përditshme për më shumë se gjashtë muaj, tha se djali i tij 21-vjeçar, i cili u gjet i vdekur në mars në një kresht në Banja Luka ,një javë pasi u zhduk, u kap, u torturua dhe u vra brutalisht.

Në Sarajevë, 22-vjeçari Dzenan Memiç vdiq nga plagët në kokë në vitin 2016 dhe prokuroria së pari tha se ishte vrarë. Prokurorët më vonë deklaruan se prova të reja treguan se ai ishte vrarë në një aksident me makinë, por familja e tij kurrë nuk e ka pranuar vendimin, duke thënë se ishte mbuluar një vrasje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat