Britani-BE, ndoshta me një marrëveshje për “Brexit” deri në nëntor - Bota Sot
Britani-BE, ndoshta me një marrëveshje për “Brexit” deri në nëntor

Evropë

Britani-BE, ndoshta me një marrëveshje për “Brexit” deri në nëntor

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 10:14
Ilustrim

Mundësia që Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian të bien dakord për një marrëveshje për “Brexit”-in është rritur ditët e fundit, e këtë e ka konfirmuar shefi i Komisionit Europian.

Duke folur për shtypin europian, Jean-Claude Juncker tha se, ndërsa nuk ishte i sigurtë se një marrëveshje mund të arrihej deri në tetor, kjo mund të ndodhte në nëntor.

Ndërkohë, Sekretari i Jashtëm britanik ka shprehur optimizmin se një marrëveshje mund të arrihet para dhjetorit.

Britania e Madhe pritet të dalë nga Bashkimi Europian më 29 mars të vitit 2019. Por, nuk ka ende një marrëveshje në lidhje me disa çështje, përfshirë mënyrën sesi do të evitohen kontrollet në kufirin irlandez.

Zyrtarët e BE-së kanë dhënë një vlerësim më të mirë për progresin në negociata, të premten në mbrëmje, e raportuan një atmosferë më të mirë në bisedimet mbi kufirin irlandez.

Kjo bëri që paundi britanik të shënonte rritje ndaj euros dhe dollarit amerikan. Gjithçka ndodh javë pasi shefi i Këshillit të BE-së, Donald Tusk tha se plani i Theresa Mayt për “Brexit”-in nuk mund të funksiononte.

Të dyja palët kanë shpresuar të finalizojnë të ashtuquajturën “marrëveshje divorci” dhe të bien dakord për një deklaratë mbi bashkëpunimin e tyre të ardhshëm ekonomik deri në samitin e tetorit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...