‘Rriten shanset për arritjen e marrëveshjes së Brexit’ - Bota Sot
‘Rriten shanset për arritjen e marrëveshjes së Brexit’

Evropë

‘Rriten shanset për arritjen e marrëveshjes së Brexit’

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 22:05
Theresa May dhe Jean-Claude Juncker

Shanset që Mbretëria e Bashkuar dhe BE të bien dakord për një marrëveshje të Brexit janë rritur ditët e fundit, ka thënë kreu i Komisionit Europian.

Duke folur për shtypin austriak, Jean-Claude Juncker tha se nuk ishte i sigurt nëse një marrëveshje mund të arrihej deri në tetor por mund të arrihej deri në nëntor.

Ministri i Jashtëm Sir Alan Duncan gjithashtu shprehu optimizëm se një marrëveshje mund të arrihet përpara dhjetorit.

Britania e Madhe do të largohet nga BE më 29 mars 2019.

Por ende nuk ka marrëveshje për disa çështje, duke përfshirë se si të shmangen kontrollet e reja në kufirin irlandez.

I pyetur në një intervistë se a mund të arrihet një marrëveshje në takimin e ardhshëm të liderëve evropianë për 11 ditë, Juncker tha: "Ne nuk jemi aq larg, por vullneti ynë është i pandërprerë për të arritur marrëveshje me qeverinë britanike".

Ai gjithashtu përsëriti qëndrimin e tij se mos-arritja e një marrëveshje nuk do të ishte e mirë pas për Britaninë dhe as për BE’në.

Zyrtarët e BE dhanë një vlerësim optimist të përparimit në negociatat të premten në mbrëmje dhe raportuan një atmosferë më të mirë në bisedimet mbi kufirin irlandez.

Kjo bëri që sterlina të rritej kundrejt euros dhe dollarit amerikan.

Korrespondenti i BBC në Bruksel, Adam Fleming, tha se zyrtarët "duket se po shtyjnë të gjithë marrëveshjen që të arrihet në samitin e BE më 17 tetor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...