Turqia nis hetimet për zhdukjen e gazetarit saudit

Evropë

Turqia nis hetimet për zhdukjen e gazetarit saudit

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 22:54
Jamal Khashoggi

Prokurorët në Turqi kanë nisur një hetim për zhdukjen e një gazetari saudit.

Jamal Khashoggi, kritik i princit të kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, nuk është parë që nga e marta, kur ai hyri në konsullatën saudite në Stamboll.

Zyrtarët turq kanë thënë se besojnë se z. Khashoggi është ende brenda.

Princi bin Salman i tha Bloomberg Neës se autoritetet turke ishin të mirëseardhura për të kontrolluar ndërtesën.

Mediat turke thanë se prokurorët tani po shikojnë nga afër çështjen, edhe pse veprimet ishin në vijimësi të hetimit të filluar të martën.

Reuters citoi partinë qeverisëse turke të thoshte se hetimi do të ishte gjithëpërfshirës dhe se ndjeshmëria e qeverisë për rastin ishte në "nivelin më të lartë".

Partia AK tha se vendndodhja e zotit Khashoggi do të zbulohej.

Kreu i Shoqatës së Medias Turko-Arabe tha për New York Times më parë se oficerët turq të sigurimit të konsullatës kishin kontrolluar kamerat e tyre të sigurisë dhe nuk e kishin parë gazetarin të largohej në këmbë. Por Turan Kislakci shtoi se makina diplomatike ishte parë duke lëvizur brenda dhe jashtë.

Të mërkurën, Ministria e Jashtme turke thirri ambasadorin e Arabisë Saudite dhe kërkoi një shpjegim për zhdukjen.

Mark Lowen i BBC thotë se misteri kërcënon të thellojë tensionet në marrëdhëniet midis Turqisë dhe Arabisë Saudite.

Turqia ka marrë anën e Katarit për bllokadën e saj nga Arabia Saudite dhe fqinjët e tjerë dhe afrimi i Turqisë me Iranin ka shqetësuar qeverinë në Riad, shton korrespondenti i BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat