E përdhunuan pastaj e vranë gazetaren hulumtuese në Bullgari - Bota Sot
E përdhunuan pastaj e vranë gazetaren hulumtuese në Bullgari

Evropë

E martë, 16 tetor 2018

E përdhunuan pastaj e vranë gazetaren hulumtuese në Bullgari

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 21:52
Viktoria Marinova

Gazetarja hulumtuese e televizionit, Viktoria Marinova, është përdhunuar dhe vrarë në qytetin verior të Bullgarisë, Ruse.

Trupi i 30 vjeçares që autoritetet e identifikuan vetëm me inicialet e saj, u gjet të shtunën në një park, tha prokurori rajonal i qytetit Ruse, Georgi Georgev.

“Telefoni i saj celular, çelësat e makinës, syzet dhe një pjesë e rrobave të saj mungonin”, tha prokurori.

Ajo u vra pasi mori disa goditje në kokë dhe nga ngulfatja, tha Georgiev, duke shtuar se prokurorët po shqyrtonin të gjitha drejtimet personale dhe ato që lidhën me punën e Marinovës.

Ministri i Brendshëm, Mlladen Marinov, më vonë i konfirmoi gazetarëve se viktima ishte përdhunuar gjithashtu.

Kryeministri, Bojko Borisov, po shpreson se hetimi do të ketë sukses për shkak të “punës që është bërë”.

“Falë materialit të shumtë të ADN-së së vrasësit që është grumbulluar është vetëm një çështje kohe para se të gjendet autori i veprës penale”, tha ai.

Burimet e policisë i thanë agjensisë së lajmeve AFP se krimi nuk shihet të jetë bërë për shkak të punës së saj investiguese.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test