Tsipras, vizitë në Moskë dhe takim me Putinin - Bota Sot
Tsipras, vizitë në Moskë dhe takim me Putinin

Evropë

E shtunë, 20 tetor 2018

Tsipras, vizitë në Moskë dhe takim me Putinin

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 08:27
Kryeministri grek Alexis Tsipras dhe Vladrimi Putini

Kryeministri grek Alexis Tsipras ka marrë një ftesë zyrtare për të vizituar Moskën dhe për t’u takuar me presidentin rus, Vladimir Putin, më 12 dhjetor të këtij viti.

Ky takim është i një rëndësie të veçantë, pasi nga njëra anë është një përpjekje për shërimin e plagëve të hapura në marrëdhëniet greko-ruse, pas dëbimit të disa diplomateve nga të dy palët, dhe nga ana tjetër do të japë sinjalin për një periudhë të re miqësie mes dy vendeve.

U bënë 4 muaj, që kur Athina dëboi diplomatët rusë, me akuzën se u përpoqën të minonin marrëveshjen e Athinës me Shkupin për emrin e Maqedonisë, ndërsa akuzoi Rusinë se po bëhet aleate e Turqisë kundër Perëndimit dhe Greqisë, duke i kërkuar Moskës respekt dhe marrëdhënie të barabarta. Përgjigjja ishte e njëjtë edhe nga Moska, që dëboi gjithashtu një numër të njëjtë diplomatësh, transmeton tch.

E ndërsa muajt e fundit po dukej se kryeministri Tsipras dhe qeveria e tij kishin fituar një përkrahje jashtëzakonisht të madhe nga Uashingtoni, misionet diplomatike kanë punuar për të realizuar edhe këtë takim të udhëheqësit grek me presidentin rus, duke planifikuar madje edhe agjendën e diskutimeve që do të përkufizojnë të ardhmen e bashkëpunimit dypalësh.

Ajo përmban marrëdhëniet mes dy vendeve dhe bashkëpunimin në sektorët e tregtisë, lundrimit, turizmit, energjetikës, por vë theksin edhe te zhvillimet rajonale dhe çështjet kombëtare, si marrëdhëniet greko-turke dhe problemi i Qipros. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test