Nuk ka të dhëna të reja për motivin e vrasjes së gazetares bullgare

Evropë

Nuk ka të dhëna të reja për motivin e vrasjes së gazetares bullgare

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 18:08
Viktoria Marinova

Prokurori i shtetit bullgar Sotir Çararov njoftoi sot se autoritetet nuk kanë të dhëna të reja për motivet për përdhunim dhe vrasjen e gazetares bullgare Viktoria Marinova, duke paralajmëruar se në këtë fazë të hetimit është e nevojshme kujdes.

"Në këtë fazë, duhet të jemi të kujdesshëm, jo sepse nuk kemi asgjë për të thënë, por pasi çdo fjalë e shqiptuar në mënyrë të pasaktë mund të rrezikojë punën tonë", tha Çaçarov.

Ai konkludoi se "një gjë është e sigurt - sulmi ishte jashtëzakonisht brutal dhe  monstruoz".

Gazetarja hulumtuese Viktoria Marinova, 30 vjeç, u vra brutalisht në qytetin Ruse në Bullgarinë veriore të shtunën dhe trupi i saj u gjet në një park pranë lumit.

Ajo ishte gazetare dhe redaktore në televizionin bullgar TVN dhe raportoi një hetim mbi korrupsionin e pretenduar të lidhur me fondet e BE-së.

Një degë e Shoqatës së Gazetarëve Evropianë në Bullgari bëri thirrje për një hetim të vrasjes brutale të Marinovës, por paralajmëroi se motivi i vrasjes së saj nuk duhet të spekulohet.

"Për sa kohë që nuk ka fakte, spekulimet se ky incident lidhet me lirinë e shprehjes është e papranueshme", thuhet në deklaratën e shoqatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat