Në Bullgari arrestohet një i dyshuar për vrasjen e gazetares Marinova

Evropë

Në Bullgari arrestohet një i dyshuar për vrasjen e gazetares Marinova

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 13:27
Vendi ku ka ndodhur vrasja e gazetares Marinova.

Policia bullgare ka ndaluar të dyshuarin në lidhje me vrasjen e gazetares së televizionit, Viktoria Marinova, rast i cili ka tërhequr vëmendje dhe dënim ndërkombëtar.

“Ne mund të njoftojmë se një i dyshuar është ndaluar”, ka thënë agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar një burim qeveritar që ka njohuri me hetimet për vrasjen e Marinovas.

Radioja kombëtare në Bullgari, duke cituar informacione të pakonfirmuara nga ministria e Brendshme, ka raportuar se i dyshuari është një “qytetar rumun me pasaportë nga Moldavia”.

Një zëdhënës i ministrisë nuk ka pranuar të komentojë këto raportime.

Trupi i gazetares Marinova është gjetur në një park afër lumit Danub në qytetin Ruse.

Policia ka thënë se Marinova, 30 vjeçare është rrahur brutalisht dhe është dhunuar dhe se hetimet janë duke u zhvilluar për jetën e saj personale ashtu edhe për atë profesionale.

Vdekja e Marinovas ka nxitur thirrje në Bullgari dhe jashtë shtetit për marrjen e masave, derisa Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u ka bërë thirrje Qeverive të kërkojnë “përgjegjësi” për krimet kundër gazetarëve, duke përmendur rastin e gazetares bullgare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat