Steinmeier: Mos flisni keq për BE-në - Bota Sot
Steinmeier: Mos flisni keq për BE-në

Evropë

E shtunë, 20 tetor 2018

Steinmeier: Mos flisni keq për BE-në

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 21:33
Frank Walter Steinmeier

Evropianët e konsiderojnë suksesin e Bashkimit Evropian të garantuar, ndërkohë që përqendrohen shumë në problemet e tij, deklaroi sot në Vjenë presidenti Gjerman, Frank Walter Steinmeier, duke bërë thirrje për një këndvështrim më pozitiv.

“Ne flasim shumë për Evropën kur gjërat venë keq apo kur marrëveshjet dështojnë, por jo mjaftueshëm për Evropën normale, që është duke funksionuar shumë më mirë nga se mendohet”, tha Steinmeier gjatë një fjalimi para studentëve të universitetit, shkruan ATSH.

Kreu gjerman i shtetit ishte i pranishëm në një event bashkë me homologët e tij austriak dhe sllovak, Alexander Van der Bellen dhe Andrej Kiska, ku folën kundër populizmit dhe lëvizjeve evroskeptike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test