Presidenti i Finlandës ulet në shkallë pasi nuk kishte vende të lira në panairin e librit - Bota Sot
Presidenti i Finlandës ulet në shkallë pasi nuk kishte vende të lira në panairin e librit

Evropë

E shtunë, 20 tetor 2018

Presidenti i Finlandës ulet në shkallë pasi nuk kishte vende të lira në panairin e librit

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 10:38
Sauli Niinisto

Vetëm në Finlandë ndodh që mos të ketë vend në panairin e librit për Presidentin e shtetit, kështu që ai është ulur në shkallët e panairit për të lexuar një libër.

Kjo ka ndodhur gjatë këtij vikendi në panairin e librit në Turk në jugperëndim të Finlandës ku presidenti Sauli Niinisto u pa duke blerë libra.

Asnjë sigurim nuk ishte me të e po ai po blinte i vetmuar çdo libër që dëshironte ta lexonte, e jo libra për të bërë ndonjë foto sa për reklamë se ka qenë në panair.

Në fakt, mediat finlandeze e morën vesh që ai ishte në panair vetëm nga fotografitë e postuara në Twitter e Reddit.

Niinisto jo vetëm që ka paguar për librat që ka marr, por ai u ul në shkallë, së bashku me njerëz të tjerë, kur nuk ishte asnjë ulëse e lirë.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test